Interi në finalen e Kupës së Italisë, Inzaghi do të Championsit: Kemi edhe 10 ndeshje, shpresojmë të bëhen 11

Interi në finalen e Kupës së Italisë, Inzaghi do të Championsit: Kemi edhe 10 ndeshje, shpresojmë të bëhen 11

09:46, 27/04/2023

Mbrëmjen e djeshme Interi arriti të fitojë në “San Siro” ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales të Kupës së Italisë kundër Juventusit me rezultatin 1-0, ku një gol i bukur nga Dimarco mjaftoi për të çuar zikaltërit në finale.

Pas përfundimit të kësaj sfide, trajneri Inzaghi ka folur për “Sportmediaset”.

“Ishte një mbrëmje e bukur, korrekte, me dy skuadra që luajtën një ndeshje intensive. Është e qartë se ne e merituam finalen në të dyja ndeshjet dhe jemi shumë të lumtur, donim të ktheheshim në Romë me çdo kusht. Tani na kanë mbetur dhjetë ndeshje, por le të shpresojmë që të ketë edhe një tjetër ( i referohet finales së Champions League).

Allegri? Përshëndetëm njëri tjetrin, ka aq shumë respekt mes nesh, saqë jemi takuar shumë herë gjatë viteve. Ai më komplimentoi që dolëm në gjysmëfinale të Champions League”, deklaroi trajneri i Interit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco