Guardiola: Tani fati është në duart tona

Guardiola: Tani fati është në duart tona

08:46, 27/04/2023

Pep Guardiola e ka shijuar në maksimum fitoren e Manchester Cityt ndaj Arsenalit me rezultatin 4-1 mbrëmjen e djeshme.

“Citizens” e dominuan totalisht kundërshtarin për të regjistruar atë që mund të konsiderohet si fitorja më e rëndësishme sezonale për ta.

Tashmë, kampioni aktual anglez ka dy pikë më pak sesa Arsenali kryesues, por edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Trajneri Guardiola është i vetëdijshëm se “Qytetarët” e bënë një hap të rëndësishëm drejt titullit të kampionit, i cili tashmë është në duart e tyre.

“Gjëja më e rëndësishme pas kësaj fitoreje është se tani fati është në duart tona. Ishte një ndeshje e rëndësishme, jo vendimtare, por e rëndësishme. Jemi në pozicionin ku donim të ishim, tashmë vërtet është gjithçka në duart tona”, u shpreh Guardiola pas ndeshjes.

Kevin de Bruyne shënoi dy gola, ndërsa nga një realizuan John Stones dhe Erling Haaland për triumfin e Cityt në “Etihad Stadium”, ndërsa “Gunners” ishin inferiorë dhe nuk merituan më shumë.

“Topçinjtë” kanë pësuar rënie drastike të formës duke regjistruar tri barazime e një humbje në katër ndeshjet e fundit, kurse City i ka fituar 12 ndeshjet e fundit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco