Kupa e Shqipërisë/ Tirana i jep leksion Teutës në gjysmëfinalen e parë, barazim dramatik në Vllaznia-Egnatia

Kupa e Shqipërisë/ Tirana i jep leksion Teutës në gjysmëfinalen e parë, barazim dramatik në Vllaznia-Egnatia

20:05, 26/04/2023

Tirana ka dominuar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë përballë Teutës në Elbasan, duke triumfuar me rezultatin 3-0.

Pjesa e parë ishte e fjetur, por u ndez vetëm në fund me një gol të shënuar nga Hasani.

Në pjesën e dytë bardheblutë ishin më kërkues të cilët gjetën rrjetën dhe dy herë të tjera me Lulajn dhe Lushkjan.

Nga ana tjetër reagimi i durrsakëve ishte i dobët me shumë pak raste të provuara, duke mos e vënë aspak në vështirësi portierin Bekaj.

Kështu Tirana hedh një hap të sigurt drejt finales së Kupës, ndërsa Teuta duhet të shpresojë te një përmbysje në ndeshjen e kthimit në “Niko Dovana”.

Në gjysmëfinalen tjetër, Vllaznia barazoi 1-1 në “Loro Boriçi” me Egnatian.

Skuadra mike e drejtuar nga Edlir Tetova kaloi në avantazh falë golit të Raphael Dwamena në minutën e 69-të.

Sulmuesi ganez finalizoi një zbritje të shpejtë, dribloi portierin dhe dërgoi topin në rrjetë.

Shkodranët reaguan dhe ia dolën të realizonin golin e barazimit me Ardit Hoxhajn në minutat shtesë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco