Nis procedim zyrtar për gjyqtarin e Serie A që ofendoi Mourinhon

Nis procedim zyrtar për gjyqtarin e Serie A që ofendoi Mourinhon

19:33, 26/04/2023

Komisionet disiplinore në Federatën Italiane të Futbollit kanë marrë në vendim historik, pasi kanë nisur procedim zyrtar ndaj një gjyqtari të Serisë A.

Gjyqtari Marko Serra, i cili mori famë për përplasjen e tij me Mourinjon në ndeshjen mes Romës dhe Kremonezes, tashmë hetohet për sjellje të pahijshme.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se procedimi penal është nisur me motivimin se ai ka shfaqur një sjellje “të papërshtatshme dhe fyese nga lloji i fjalëve të përdorura”.

Në këtë mënyrë, ai akuzohet se ka thyer “parimin e ndershmërisë, korrektësisë që është në themelin e qëndrimit sportiv”.

Serra, i cili ishte gjyqtari i katërt, raportohet sipas procesverbalit të komisionit disiplinor se i ka thënë Mourinhos frazën në vijim: “Po tallin b***n me ty. Ik në shtëpi, ik në shtëpi”.

Mourinho po protestonte në ato momente për një faull ndaj Marash Kumbullës dhe reagoi sapo dëgjoi këto fjalë të gjyqtarit të katërt, gjë që solli edhe ndëshkimin e tij me karton të kuq. Por ai dënim u anulua asokohe, ndërsa tani pritet të mësohet se çfarë dënimi do të jepet për gjyqtarin e Serisë A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco