Alarmi për fotot e Dele Allit me opiumet, fjalët e Mourinhos janë më të vlefshme se kurrë më parë

Alarmi për fotot e Dele Allit me opiumet, fjalët e Mourinhos janë më të vlefshme se kurrë më parë

14:55, 11/04/2023

Ish-futbollisti i Liverpool, Stan Collymore u bëri thirrje autoriteteve që të veprojnë dhe të ndihmojnë Dele Allin pasi karriera e ish-futbollistit anglez pësoi një kolaps total.

Edhe pse deri pak vite më parë konsiderohej si futbollisti më i talentuar anglez, Dele Alli e shkatërroi karrierën e tij për shkak të  moskorrektësisë në stërvitje dhe skandaleve të vazhdueshme.

E duket se ai sapo ka arritur fundin, teksa nuk e duan më as te Besiktas, ku Everton e  huazoi në mënyrë që ai të kishte mundësi për t’u rikthyer në nivele të larta. Ditën e djeshme është publikuar një foto e një anglezi duke konsumuar opiume të ndryshme në një festë, prandaj kërkohet një reagim urgjent.

Edhe pse këto janë opiume të ligjshme si oksidi i azotit, duhani për përtypje dhe pije të ndryshme alkoolike, duket se Alli ka vërtet nevojë për ndihmë. Është Stan Collymore ai që është një nga avokatët më të zëshëm të kujdesit për shëndetin mendor të futbollistëve dhe ka kërkuar një reagim të menjëhershëm nga autoritetet.

Collymore i bëri thirrje Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë (PFA) dhe Federatës së Futbollit të Anglisë (FA) që të reagojnë urgjentisht dhe të përpiqen të ndihmojnë talentin dikur më të madh të futbollit britanik.

Pas kolapsit të karrierës së anglezit, në fokus të publikut erdhi deklarata e ish-trajnerit të tij Jose Mourinho. Eksperti i famshëm portugez i dha këshilla nga zemra Allit, por ai nuk e dëgjoi.

“Unë jam 56 vjeç sot, dhe dje isha 20. Një ditë do të zgjoheni dhe do të pendoheni që nuk keni arritur atë që mund të kishit arritur”, tha Mourinho në shtator 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco