Goretzka për Musialan: Një nga talentët më të mëdhenj gjerman

Goretzka për Musialan: Një nga talentët më të mëdhenj gjerman

18:54, 10/04/2023

Jamal Musiala është një nga talentët më të mëdhenj që kanë dalur ndonjëherë nga Gjermania, sipas bashkëlojtarit të tij të Bayern Munchen, Leon Goretzka.

Të dy futbollistët luajnë së bashku te bavarezët po edhe te Kombëtarja gjermane.

Musiala këtë edicion ka arritur ta ndihmojë Bayernin me 11 gola, ndërsa pati paraqitje të mirë edhe me “pancerët” në Botërorin “Katar 2022”, pavarësisht eliminimit të shpejtë. 

“Jamal mund të jetë një nga talentet më të mëdhenj që Gjermania ka pasur ndonjëherë, sepse ai tashmë është në gjendje të japë vazhdimisht paraqitje të mira”, ka thënë Goretzka për UEFA.com. 

“Ai është jashtëzakonisht i mirë me top, në hapësira të ngushta dhe krijon shumë rrezik. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme. Nëse vazhdon të punojë kështu dhe qëndron në formë, kufiri për të është qielli”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco