Muriqi i afrohet Benzemas, pesë gola larg Lewandowskit

Muriqi i afrohet Benzemas, pesë gola larg Lewandowskit

18:40, 10/04/2023

Vedat Muriqi shkëlqeu mbrëmë me dy gola në barazimin e Mallorcas ndaj Real Valladolidit.

Sulmuesi kosovar ishte protagonist në ndeshjen që përfundoi 3-3 duke shënuar dy herë në pjesën e dytë.

Me këtë rast, prizrenasi u ngrit në kuotën e 12 golave të realizuara deri tani në këtë sezon në La Liga.

Kështu, ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes dhe Lazios iu afrua në dy gola Karim Benzemas, i cili është i dyti, ndërsa e sheh veten pesë gola prapa Robert Lewandowskit, i cili prin në listën e golashënuesve më të mirë në kampionatin spanjoll, respektivisht në garën për “Pichichi”.

Krahas 12 golave, Muriqi i ka bërë edhe dy asistime në 25 ndeshje të zhvilluara deri tani.

Përfaqësuesi kosovar e ka një mesatare prej 0,5 goli për ndeshje, respektivisht ai shënon çdo 181 minuta në kampionatin spanjoll.

Ai i ka bërë 48 gjuajtje në portë, prej tyre 25 për qind kanë përfunduar në rrjetën e portave kundërshtare.

Ndërkaq, saktësinë e gjuajtjes, “Pirati” e ka 50 për qind, në bazë të statistikave të nxjerra nga gjiganti britanik mediatik “BBC”.

Pra, Muriqi është duke e kaluar një sezon fenomenal dhe është bërë lojtari vendimtar i Mallorcas, të cilën synon ta shpëtojë pa rënë nga liga, njëjtë siç bëri në edicionin e kaluar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco