Fund i hidhur për Partizanin, Egnatia i mohon fitoren

Fund i hidhur për Partizanin, Egnatia i mohon fitoren

17:04, 10/04/2023

Egnatia ka barazuar në fund përballë Partizanit brenda në shtëpi, në sfidën e vlefshme për javën e 28-të të Superiores.

“Demat” e nisën mjaft mirë takimin duke gjetur rrjetën me Kristian Mba në minutën e 22-të.

Vendasit rivendosën baraspeshën në fundin e pjesës së parë, por VAR-i e anuloi për një pozicion të parregullt.

Në pjesën e dytë rrogozhinasit provuan në shumë raste, me golin e barazimit që erdhi vetëm në minutën e 91-të, duke e “shtangur” skuadrën e Kolelës.

Kështu Partizani qëndron në vendin e parë me 48 pikë, por me një ndeshje më shumë se Tirana.

Nga ana tjetër, Egnatia është në vendin e tretë me 42 pikë, duke e mbajtur gjallë ëndrrën për titull.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco