Lazio nuk dorëzohet, kontratë e re për Milinkovic-Savic

Lazio nuk dorëzohet, kontratë e re për Milinkovic-Savic

16:55, 10/04/2023

Lazio po përgatit një ofertë të re 4-vjeçare për mesfushorin Sergej Milinkovic-Savic, për të shmangur interesin nga Premier League, më konkretisht nga Arsenal dhe Newcastle.

Sidoqoftë, 28-vjeçari nuk ka shfaqur sinjale qëndrimi dhe çështjen e rinovimit e ka spostuar në fundin e sezonit.

Lacialët kërkojnë të marrin masa për yllin e tyre të mesfushës që të mos e humbasin me parametra zero në sezonin e ardhshëm, që është dhe afati i skadimit të kontratës në edicionin 2023-2024.

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, kryeqytetasit janë gati t’i ofrojnë një rritje të ndjeshme page në 4 milionë euro plus bonuset, duke përfshirë edhe një klauzolë prej 60 milionë eurosh.

Përveç klubeve të Premier League, Milinkovic-Savic kërkohet dhe nga Milani dhe Juventusi.

Megjithatë, interesin më konkret e ka shprehur Arsenali. Në rast se fitojnë titullin kampion, “Topçinjtë” e Londrës do të kërkojnë t’i bëjnë një dhuratë vetes në mesfushë, dhe Milinkovic-Savic konsiderohet emri i duhur për skuadrën e Artetës.

Mesfushori 28-vjeçar ka pasur një rol të madh në sezonin e mirë që po bën Lazio në kampionat teksa ka realizuar 8 gola dhe ka dhënë 8 asiste.

Lacialët renditen në vendin e dytë, pas Napolit, dhe e shohin çdo javë e më pranë futbollit të Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco