Lukaku u bën apel tifozëve të Interit në prag të ndeshjes me Benfikën në Champions

Lukaku u bën apel tifozëve të Interit në prag të ndeshjes me Benfikën në Champions

16:15, 10/04/2023

Ashtu siç ndodhi ndaj Fiorentinës, Romelu Lukaku ishte protagonist i disa rasteve të bujshme të humbura të premten ndaj Salernitanës.

Një sezon jo shumë me fat deri tani për belgun, i cili në fund të ndeshjes në “Arechi” u paraqit përballë tifozëve zikaltër.

Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, përballja është kryer në mënyrë të qytetëruar, pa reagime të tepruara dhe ka ardhur me iniciativë të vetë sulmuesit, që e njeh mirë momentin e skuadrës dhe shqetësimin e të gjithë tifozëve zikaltër.

Romelu kërkoi fillimisht falje për gabimet në fushë dhe ishte dukshëm i zhgënjyer për rastet që nuk përfunduan në rrjetë.

Tifozët nga ana e tyre i theksuan se nuk kishte nevojë të kërkonte falje, pasi për ta vlen edhe djersa e derdhur dhe belgu këtë e bëri.

Lukaku nga ana tjetër përsëriti me gjeste se ishte i përqendruar në ndeshjen ndaj Benfikës, duke drejtuar gishtin në kokë si për të thënë “jemi të gjithë të fokusuar”.

Pas kësaj 29-vjeçari kërkoi besim te skuadra për pjesën e mbetur të sezonit dhe mori edhe mesazhin e “Curva Nord”, që i kërkoi “të mbante grupin të bashkuar dhe të përpiqeshin të jepnin 100%”.

Por ndërkohë që Lukaku u kthye në dhomat e zhveshjes për të karikuar shokët e skuadrës, erdhi edhe mesazhi i ultrasve në rrjetet sociale. “’Curva Nord’ vlerësoi faljen e Lukakut, performanca e lojtarit ishte pozitive. Atij i mungonte saktësia, por zemrën e tij e hodhi në fushë dhe kjo është ajo që ka rëndësi.

Në fund të lojës, ai vendosi të vinte të kërkonte falje dhe besim dhe pavarësisht se ishim shumë të zhgënjyer dhe të zemëruar, ne vendosëm të prisnim reagimin e skuadrës, mbi të gjitha për faktin që ndeshja në Lisbonë është në prag dhe nuk është koha për gjykim.

Gjithsesi e vlerësojmë faktin që Romelu vendosi fytyrën e tij dhe mori përgjegjësi”, ishte mesazhi i ultrasve në “Instagram”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco