Legjionarët/ Fundjavë pozitive për kuqezinjtë, nuk mungojnë as golat

Legjionarët/ Fundjavë pozitive për kuqezinjtë, nuk mungojnë as golat

15:44, 10/04/2023

 

Fundjava që lamë pas ishte shumë pozitive për shumë prej lojtarëve kuqezi që aktivizohen me ekipet e tyre, jo vetëm në Europë, por edhe në Amerikë. Nuk kanë munguar golat nga dy kuqezinjtë, Anis Mehmeti dhe Giacomo Vrioni dhe mbrojtësi Eneo Bitri, ndërsa paraqitje fantastike kanë dhuruar edhe futbollistët e tjerë.

Giacomo Vrioni është zhbllokuar më në fund, duke gjetur golin e parë në kampionatin amerikan. Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet me skuadrën e New England Revolution ishte protagonist në takimin kundër CF Montreal. Skuadra ku luan Vrioni triumfoi me shifrat 4-0, teksa djaloshi shqiptar vulosi fitoren e ekipit të tij në minutën e 86-të.

Anis Mehmeti i dha tre pikë Bristol City-t në Championship, në ndeshjen përballë Stoke City-t. Djaloshi shqiptar u fut në fushë nëntë minuta para fundit të takimit, pikërisht në minutën e 81’ dhe pas katër minutash, pas një kundërsulmi fantastik shënoi golin që i dha triumfin skuadrës së tij.

Edhe mbrojtësi kuqezi, Enea Bitri realizoi të shtunën golin e tij të parë në kampionatin çek të futbollit. Bitri aktivizohet në radhët e skuadrës së Banik Ostravës, teksa në ndeshjen kundër Slovackos, mbrojtësi kuqezi gjeti rrugën e rrjetës, duke realizuar pas zhvillimit të një goditje këndi.

Sakaq, edhe futbollistët e tjerë të Kombëtares kanë dhuruar paraqitje mjaft dinjitoze në radhët e ekipeve të tyre. Mesfushori kuqezi i Interit, Kristjan Asllani luajti për 66 minuta në sfidën kundër Salernitanës. Djaloshi shqiptar ishte një nga lojtarët më të spikatur në radhët e zikaltërve, teksa është vlerësuar me notën 7.7 nga uebsajti i specializuar për statistika, Sofascore.

Edhe mbrojtësi Elseid Hysaj ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në radhët e Lazios në ndeshjen kundër Juventusit, ku lacialët triumfuan me rezultatin 2-1. Mbrojtësi shqiptar u vlerësua me notën 6.8 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Edhe mesfushori Klaus Gjasula ka pasur minutat e tij në radhët e Darmstadt në kampionatin gjerman, duke dhuruar paraqitje mjaft të mirë për 21 minutat e luajtura.

Lindon Selahi, Myrto Uzuni, Sokol Cikalleshi, Nedim Bajrami, Berat Gjimshiti e Adrian Bajrami kanë luajtur minutat e tyre në radhët e skuadrave respektive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco