Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

Dush i ftohtë për Interin e Asllanit, një 'ish' ndëshkon zikaltërit në 'frymën e fundit'

Dush i ftohtë për Interin e Asllanit, një 'ish' ndëshkon zikaltërit në 'frymën e fundit'

19:18, 07/04/2023

Salernitana ka surprizuar skuadrën e Interit, teksa ka arritur t’i rrëmbejë barazimin në minutën e 90-të në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serinë A italiane.

Filloi si një ëndërr për zikaltërit, pasi shënuan që në minutën e gjashtë të sfidës. Romelu Lukaku asistoi mirë për Gosens, i cili tundi rrjetën e vendasve.

Belgu mund të ishte në mesin e golashënuesve pas asistimit, por ishte paksa i pasaktë në minutën e 23-të, ashtu si në të 45-ën kur goditja e tij me kokë u prit nga portieri Ochoa.

Vazhdimi i takimit solli edhe një lojë më të mirë nga mysafirët të cilët vazhduan të krijojnë raste. Më i miri ishte i Barella-s i cili goditi shtyllën në minutën e 49-të.

Skuadra vendase zgjohet dhe hakmerret me anë të Dias, i cili godet shkëlqyeshëm por pa arritur të shënojë.

Dhe kur u mendua se tre pikët do t'i shkonin Milanit, në skenë doli ish-lojtari i Interit, Antonio Candreva, i cili mundi Onanën në minutën e 90-të duke shpërthyer në festë tifozët vendas.

Paraqitje pozitive edhe për Asllanin që qëndroi në fushë 66 minuta. Për sa i përket pikëve, me këtë barazim Interi shkoi në kuotën e 51 pikëve. Fitorja e fundit e zikaltrve daton më 5 mars ndaj Leces.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco