Mehmeti nderon Bristol City-n, goli i parë ka shumë… peshë

Mehmeti nderon Bristol City-n, goli i parë ka shumë… peshë

18:42, 07/04/2023

Anis Mehmeti shënon golin e parë me fanellën e skuadrës së Bristol City në Championship me skuadrën e shqiptarit që mposhti në transfertë Stoke City me rezultatin 1-2. Sulmuesi i kombëtares kuqezi u aktivizua në minutën e 81-të të sfidës ndaj Stoke City në transfertë dhe katër minuta më pas u shndërrua në protagonist duke shënuar golin e fitores për të tijtë.

Një gol me peshë teksa në llogarinë e Mehmetit me Bristol City është edhe një asist me skuadrën e 22-vjeçarit që pas këtij trepikëshi ngjitet në kuotën e 52 pikëve në vendin e 13-të. Kujtojmë se Mehmeti u transferua te Bristol City në muajin janar të këtij viti nga Wycombe dhe ia ka dalë të shndërrohet në një titullar, teksa deri më tani numëron 10 prezenca në Championship.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco