U aktivizua në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ja se me cilin lojtar të Juves e ndërroi fanellën Kristjan Asllani

U aktivizua në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ja se me cilin lojtar të Juves e ndërroi fanellën Kristjan Asllani

17:55, 05/04/2023

U mbyll në barazim 1-1 akti i parë i gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit. Fillmisht Juan Cuadrado kaloi në epësi bardhezinjtë në minutën e 83-të, por  Lukaku arriti të shënonte me penallti në minutën e fundit, me barazimin që shijoi si një fitore.

Përpara se të shpërthen përplasja e madhe mes lojtarëve, Kristjan Asllani ndërroi fanellën me një prej lojtarëve të Juventusit. Chiesa i dha fanellën mesfushorit shqiptar dhe mori prej tij atë të Interit, ndërsa më pas skenën e mori lufta fizike mes Handanovic dhe Cuadrados.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco