Nuk marrin rrogat prej muajsh, futbollistët e Kukësit braktisin stërvitjen

Nuk marrin rrogat prej muajsh, futbollistët e Kukësit braktisin stërvitjen

18:00, 05/04/2023

Futbollistët e Kukësit kanë braktisur stërvitjen që pas ndeshjes me Egnatian, më 1 prill. Verilindorët janë paraqitur në ambientet stërvitore, por kanë refuzuar të zbresin në fushëdhe.

Sipas “SuperSport”, shkak për këtë është bërë një vonesë e konsiderueshme në shlyerjen e pagave mujore të futbollistëve, të cilët nga ana tjetër kanë lajmëruar edhe më herët klubin, se do të vijojnë protestën deri në nisje të likuidimit.

Ndeshja e radhës e Kukësit është ajo ndaj Tiranës, e planifikuar për këtë të diel në kryeqytet, teksa trajneri Rrahman Hallaçi shpreson që gjërat të sqarohen sa më shpejt dhe të rinisë stërvitjen me grupin.

Momentalisht Kukësi mban vendin e 6 me 35 pikë, por ka ende shanse për të synuar një vend në zonën europiane, duke qenë se është edhe një fazë për t’u luajtur. Megjithatë pa u zgjidhur situatat në zyra, vështirë se lojtarët në fushë do të jenë të përqendruar në arritjen e objektivave të klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco