Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro. Ja ngjarjet kriminale që u zbardhën

Për herë të dytë në Komitetin Ekzekutiv, reagon Duka: Numri i lartë i votave shton përgjegjësinë

Për herë të dytë në Komitetin Ekzekutiv, reagon Duka: Numri i lartë i votave shton përgjegjësinë

16:44, 05/04/2023

Presidenti i FSHF, Armand Duka u rizgjodh për të dytën herë radhazi në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Në kongresin e UEFA-s, të zhvilluar në Lisbonë, Duka mori 45 vota nga 55 Federata pjesëmarrëse duke grumbulluar edhe numrin më të lartë të votave.

Pas rizgjedhje në Komitetin Ekzekutiv, nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Duka u shpreh se ndihet i nderuar që do të vijojë të jetë pjesë e qeverisë europiane të futbollit ndërsa theksoi numri i lartë i votave mbështetëse është një përgjegjësi më shumë.

Reagimi i Dukës:

Jam i nderuar që vendet anëtare të UEFA më rizgjodhën në qeverisjen evropiane për një mandat të dytë. Numri i vendeve që më mbështetën, 45 shtete është një sfidë e përgjegjësi më e madhe për të mos rreshtur punën mbi vlerat që na bashkojnë: diversitet, respekt e barazi. Bashkë do të punojmë në 4 vitet e ardhshme për më shumë projekte konkrete për futbollin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco