Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

VIDEO/ Ndodh në Shqipëri, vendimet e arbitrave zgjidhen mes grushteve

VIDEO/ Ndodh në Shqipëri, vendimet e arbitrave zgjidhen mes grushteve

15:06, 02/04/2023

Dhuna ndaj arbitrave është fenomeni i rëndomtë që ndodh në Shqipëri, sidomos në ligat e ulëta në futboll.

Të gjithë e dënojnë ashpër dhunën ndaj arbitrave dhe ky është veprimi më normal në botë, por çfarë bëjnë për ta parandaluar këtë dhunë, që në këtë periudhë të sezonit futbollistik është “familjarë” në futbollin shqiptar?

I tillë është edhe rasti i kësaj fundjave në Kategorinë e Parë në ndeshjen Tërbuni - Turbina ku ndeshja u ndërpre pas goditjeve dhe shtyrjeve ndaj arbitrit anësor pas anullimit të një goli.

Të gjithë lojtarët që ishin në fushë vërshojnë drejt arbitrit anësor, ata nga pankina dhe stafi teknik e drejtues për ti kërkuar llogari me shtytje, goditje, kërcënime për një vendim të marrë. Me pretendimin dhe justifikimin se janë normale "protestat dhe kërkimi llogarisë" klubi vazhdon akoma më tej dhe publikon në rrjetet sociale videot e agresionit duke insistuar se nuk ka ndodhur asgjë. Pak sekonda që janë në këtë video tregojnë fare qartë situatën në të cilën ndodhet arbitri dhe situatën "normale" ku duhet të vazhdohet loja.

Çuditërisht ka akoma njerëz që relativizojnë dhunën në fushat tona të futbollit dhe çuditen nëse dikush tjetër nuk e mendon si ta dhe ndërpret ndeshjen e dhunën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco