James Rodriguez mbetet në Greqi, rinovon kontratën me Olympiacos

James Rodriguez mbetet në Greqi, rinovon kontratën me Olympiacos

21:43, 30/03/2023

James Rodriguez u transferua me parametër 0 nga klubi i Katarit “Al Rayyan”, te grekët e Olympiacos, verën e kaluar dhe duket se është ambientuar më së miri në futbollin helen.

Pas paraqitjeve të mira, duke shënuar pesë gola dhe dhënë 6 asiste midis kampionatit dhe kupës në Greqi, James Rodriguez ka vendosur të qëndrojë në shtetin helen.

Klubi nga Pireu ka vendosur t’i rinovojë kontratën edhe me një sezon kolumbianit dhe pritet vetëm firma, për zyrtarizimin e marrëveshjes së rinovimit.

James Rodriguez ka bërë një karrierë të shkëlqyer duke luajtur për klube si Monaco, Porto, Real Madrid, Bayern Munich dhe Everton, teksa kulmin e ka pasur pikërisht te Los Blancos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco