Xavi angazhohet vetë për të transferuar Guindogan te Barcelona

Xavi angazhohet vetë për të transferuar Guindogan te Barcelona

16:18, 16/03/2023

Xavi Hernandez është shprehur i gatshëm për t’u angazhuar vetë për lojtarin që e do te Barcelona.

Bëhet fjalë për mesfushorin kreativ të Manchester Cityt, Ilkay Gundogan.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “As”.

32-vjeçarit do t’i skadojë gjatë verës kontrata me kampionin aktual anglez dhe nuk ka vendosur ende rreth së ardhmes.

Kështu, përfaqësuesit e tij janë duke shikuar përreth për ta kapur ofertën dhe mundësinë më të mirë.

Thuhet se disa javë më parë, menaxherët e përfaqësuesit gjerman e kanë pasur një takim me drejtuesit e gjigantit katalanas.

E për këtë punë do të merret edhe vetë legjenda katalanase, i cili e do me ngulm mesfushorin e Cityt pasi konsideron se ai do t’i përshtatej mjaft mirë filozofisë së lojës së tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco