Pogba bën me 'dhimbje koke' drejtuesit e Juventus, francezi i kushton një pasuri për çdo minutë

Pogba bën me 'dhimbje koke' drejtuesit e Juventus, francezi i kushton një pasuri për çdo minutë

12:22, 15/03/2023

Paul Pogba mbetet një shqetësim për Juventusin. Drejtuesit bardhezi duket se janë penduar për rikthimin e mesfushorit në Torino pasi problemet fizike nuk e lejojnë francezin të marrë frymë lirisht. Një tjetër shqetësim është shfaqur së fundmi me Pogba që duhet të qëndrojë jashtë fushave për 20 deri në 30 ditë.

Këtë sezon, mesfushori është aktivizuar për vetëm 35 minuta dhe nëse bëjmë një llogaritje atëherë Pogba i kushton Juventusit plot 228.571 për çdo minutë në fushë. Një shifër që rëndon jashtë mase bilancin e torinezëve duke qenë se nuk marrin asnjë përfitim nga ana e 29-vjeçarit.

Drejtuesit po mendojnë seriozisht tashmë të mbyllin marrëveshjen me Pogba, ose të paktën ta detyrojnë francezin të firmosë një tjetër kontratë me pagë të përgjysmuar. Një opsion për të cilin duket se ka dhënë miratimin e tij edhe vetë Pogba duke parë angazhimin e paktë në këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco