Dy biletat e fundit për çerekfinalet e Champions League, Real dhe Napoli me një 'këmbë' në turin tjetër

Dy biletat e fundit për çerekfinalet e Champions League, Real dhe Napoli me një 'këmbë' në turin tjetër

10:41, 15/03/2023

Sonte do të zbulojmë emrat e dy çerekfinalistëve të fundit të Champions League dhe nëse nuk ndodhin mrekulli, do të jenë Real Madridi dhe Napoli, të cilët kanë avantazhe të mëdha nga takimet e para ndaj Liverpoolit dhe Eintracht.

Real Madridi mundi 5-2 Liverpoolin në Anfield dhe tani duhet të përfundojë punën që nisi në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Sigurisht që Liverpool-i nuk duhet nënvlerësuar sepse është një skuadër që është e aftë të triumfojë me një rezultat të lartë, të cilin Manchester United e ndjeu së fundmi në lëkurë. Megjithatë, një nga mrekullitë më të mëdha në historinë e Ligës së Kampionëve duhet të ndodhë që “të kuqtë” të arrijnë në çerekfinale.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Rüdiger, Nacho; Modric, Tchouameni, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Elliott, Fabinho, Milner; Salah, Gakpo, Darvin.

Napoli do të presë Eintracht Frankufut dhe ashtu si Reali ka një avantazh të qartë që në takimin e parë. Italianët fituan në Gjermani me rezultat 2-0 dhe duke pasur parasysh formën që po kalojnë, tashmë kanë një këmbë në çerekfinale.

Formacionet e mundshme:

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Olivera; Zambo Anguissa, Lobotka, Zielinski; Lozano, Osimhen, Kvaratskhelia.

Eintracht: Trapp; Hasebe, N'Dick, Tuta; Knauff, Rode, Sow, Max; Götze, Kamada; Borre.

Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 21:00.

Shorti për çiftet çerekfinale dhe gjysmëfinale do të hidhet më 17 mars. Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 11 dhe 12 prill, ndeshjet e kthimit shtatë ditë më vonë, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale janë planifikuar për 9 dhe 10 maj, ndërsa ndeshjet e kthimit shtatë ditë më vonë. Finalja do të luhet më 10 qershor në Stamboll.

Benfica, Milani, Chelsea, Bayern, Manchester City dhe Inter tashmë janë kualifikuar në çerekfinale.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco