Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro. Ja ngjarjet kriminale që u zbardhën

Cancelo ndihet 'i frustruar' te Bayerni, e ardhmja e tij mbetet e paqartë

Cancelo ndihet 'i frustruar' te Bayerni, e ardhmja e tij mbetet e paqartë

14:53, 07/03/2023

Pep Guardiola mund të jetë një ‘’filozof’’, ashtu siç u quajt nga Zlatan Ibrahimovic, por trajneri spanjoll është një ‘’profet’’. Konfirmimi vjen nga rasti i Joao Cancelo, i cili u transferua nga Manchester City tek Bayern Munich në ditën e fundit të merkatos së janarit të kaluar. Këto ishin fjalët e Guardiolës në momentin që Cancelo u transferua: “Ai u largua sepse gjithmonë dëshiron të luajë të gjitha ndeshjet. I uroj që këtë gjë ta bëjë në Gjermani në muaj e ardhshëm, por se çfarë do të ndodhë në fund të sezonin nuk e di”.

Aventura e Cancelos tek gjermanët nisi mjaft mirë me 2 asistime në dy ndeshjet e tij të para, kundër Mainz në Kupë dhe Wolfsburg në kampionat, në fillim të shkurtit. Pas këtyre dy ndeshjeve portugezi luajti si titullar në 3 ndeshjet e ardhshme, kundër Bochum, Paris Saint-Germain dhe Borussia Monchengladbach. Pas ndeshjes së fundit (të cilën Bayerni e humbi) humori i Nagelsmann ndryshoi dhe në ndeshjen kundër Union Berlin mbrojtësi e nisi ndeshjen nga stoli, teksa të shtunën e kaluar kundër Stuttgart portugezi qëndroi 90 minuta në stol.

Edhe në ndeshjen e nesërme kundër PSG-së pritet që lojtari i ardhur nga Citizens të mos e nisë ndeshjen si titullar. Pavarësisht mungesës së Lucas Hernandez (për shkak dëmtimi) apo Benjamin Pavard (i pezulluar), trajneri preferon kroatin Stanisic në mbrojtjen me 3 teksa nga krahët shikon më shumë siguri tek dyshja Davies-Coman.

MERKATO- Cancelo akoma nuk e ka shprehur zhgënjimin e tij, por ai gjithsesi cilësohet si ‘’i frustruar’’. Në fund të sezonit Bayern Munich ka të drejtën e blerjes së anësorit portugez për 70 milionë euro, por duket se Bayerni nuk e ka ndërmend të shpenzojë kaq para.

Në këtë situatë Joao Cancelo duhet të gjejë një ekip të ri. Interesimet nuk mungojnë pasi një rruge e dërgon atë tek Chelsea, kurse një tjetër tek Real Madrid në Spanjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco