Enea Jorgjit i besohet ndeshja Fiorentina-Sivaspor në Conference League

Enea Jorgjit i besohet ndeshja Fiorentina-Sivaspor në Conference League

13:11, 07/03/2023

Tashmë nuk është më një surprizë angazhimi i arbitrave shqiptarë në kompeticionet e UEFA-s, madje edhe në kompeticionet më prestigjioze.

Vlerësimi i radhës vjen për Enea Jorgjin të cilit i është besuar sfida e fazës së 1/8-tave të Conference League mes Fiorentinës dhe Sivasspor.

Kështu, më datë 9 mars në stadiumin “Artemio Franchi” të Firences të gjithë do të jenë me sytë nga vendimet që do të marrë Jorgji.

Ky i fundit do të jetë i shoqëruar edhe nga asistentët Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha.

Sakaq, në rolin e arbitrit të katërt do të jetë Juxhin Xhaja i cili së fundmi ishte i impenjuar në derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Sa i takon dhomës së VAR-it, aty do të jenë dy portugezë, Luis Godinho dhe Helder Malheiro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco