Sulmuesi brazilian në radarët e Atletico Madridit

Sulmuesi brazilian në radarët e Atletico Madridit

12:32, 07/03/2023

Fakti i të qenit në muajt e fundit dhe më deçizivët e sezonit, i bën skuadrat edhe më të kujdesshme në lidhje me arritjen e objektivave.

Merkatoja është pjesë e tyre në çdo moment pasi kjo periudhë tentohet të shfrytëzohet në maksimum për të mos përsëritur gabimet e të kaluarës.

Atletico Madridi është një ndër ekipet që i ka çuditur të gjithë në sezonin aktual , fillimisht me eliminimin nga grupet e Champions Leagues e më pas me ulje-ngritjet e shpeshta në La Liga , të cilat e kanë vënë në dyshim qëndrimin e Diego Simeones në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.

Qëllimi i drejtuesve është shkurtimi i rrogave dhe sipas ‘ El Desmarques ‘ , ‘’ Los Colchoneros ‘’ mund t’ia hapin derën e largimit Joao Felix , zëvendësuesin e të cilit duket se tashmë e kanë gjetur .

Flitet për Roberto Firminon, lojtar që e përfundon kontratën me Liverpoolin në 30 qershor dhe ‘’ Los Rojiblancos ‘’ s’kanë ndërmend ta humbasin shansin për tu përforcuar me brazilianin.

Mirëpo , kryeqytetasit s’do ta kenë të lehtë sepse në Itali tre gjigandë si Milani, Interi dhe Juventusi po luftojnë për shërbimet e 31 vjeçarit, i cili e ka konfirmuar se do të largohet nga ‘’ Anfield Road ‘’ në datën e sipërpërmendur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco