Planet e Jose Mourinhos për merkaton e Romës

Planet e Jose Mourinhos për merkaton e Romës

10:41, 07/03/2023

Jose Mourinho është në dilemë për të qëndruar ose jo te Roma, por pa dyshim që nëse verdhekuqtë kapin zonën “Champions”, portugezi nuk ka arsye pse të largohet.

Madje, “Special One”, ka plane të mëdha nëse “Ujkonja” rikthehet dhe po punon për ta vënë në zbatim atë.

E para do të jenë disa afrime të veçanta, lojtarë që nuk mund t’i mungojnë stilit të tij të lojës, anësore driblues, të shpejtë dhe të rrezikshëm.

Pak a shumë një si Juan Cuadrado, i cili është në skadencë kontrate me Juventusin dhe duket se nuk do të rinovojë në fund të sezonit.

Dhe ja tek del në skenë Mourinho, i cili është parë që të bëjë shaka me kolumbianin pas ndeshjes dhe shumë mendojnë se ia ka bërë ftesën tashmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco