Nisin kontaktet e para, Laporte dëshiron t’i bashkohet Barcelonës

Nisin kontaktet e para, Laporte dëshiron t’i bashkohet Barcelonës

09:59, 07/03/2023

Aymeric Laporte raportohet se është i lidhur me një transferim te Barcelona.

Spanjolli nuk po ka hapësira te Manchester City, pasi Pep Guardiola preferon në qendër të mbrojtjes dyshen; Ruben Dias dhe Manuel Akanji.

Laporte duket se është i hapur për t’u larguar nga “Etihad Stadium”, teksa sipas “Mundo Deportivo”, ai dëshiron t’i bashkohet Barcelonës.

Media spanjolle gjithashtu ka raportuar se tashmë janë vendosur kontakte mes tre palëve.

Edhe klubi anglez besohet është i hapur për shitjen e 28-vjeçarit, të cilin e transferoi në vitin 2018 nga Athletic Bilbao.

Aymeric Laporte ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco