Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Uzuni shënon golin e 18-të në këtë sezon, Granada drejt ngjitjes në La Liga

Uzuni shënon golin e 18-të në këtë sezon, Granada drejt ngjitjes në La Liga

19:21, 04/03/2023

Myrto Uzuni nuk ndalet së shënuari në kampionatin spanjoll dhe sot ka tundur rrjetën për herë të 18-të në këtë sezon, duke u konfirmuar gjithnjë e më shumë si golashënuesi më i mirë i La Liga 2.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, ka qenë pjesë e suksesit 3-1 në transfertë të Granadës ndaj Burgos, teksa ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 84-t të kësaj sfide.

Pas një kundërsulmi perfekt, ai gjuajti në shtyllën e parë duke dërguar topin në rrjetë pa i dhënë kohë portierit kundërshtar që të reagonte, duke kaluar në avantazhin e përkohshëm 2-1 ekipin.

Kështu, Granada fitoi dhe iu bashkua Levantes në vendin e dytë me 54 pikë, vetëm 3 më pak se Las Palmas që mban aktualisht vendin e parë.

Dy skuadrat e para në renditje shkojnë direkt në La Liga, ndërsa katër ekipet më poshtë marrin pjesë në fazën play-off.

Sa i përket renditjes së golashënuesve, Uzuni ka një avantazh prej 7 golash ndaj De Hare të Mirandes i cili mban vendin e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco