Lajmi i fundit

EMRAT/ Këto janë 3 oficerët e policisë ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arreste

‘I kemi analizuar gabimet që kemi bërë’/ Inzaghi pret reagimin ndaj Lecces

‘I kemi analizuar gabimet që kemi bërë’/ Inzaghi pret reagimin ndaj Lecces

17:20, 04/03/2023

Interi i Simone Inzaghit po përgatitet të përballet me Leccen në “San Siro” me vetëdijen se do të duhet një reagim krenarie pas gabimit të papritur kundër Bolonjës.

“Ne vijmë në këtë ndeshje të zemëruar nga rezultati i ndeshjes së fundit dhe mezi presim të kthehemi në fushë. Kemi analizuar gabimet që kemi bërë. Do të na duhet shumë përqendrim, do të duhet të përdorim kokën.

Na pret një ndeshje e vështirë, por pres një reagim nga lojtarë të mëdhenj dhe nga një grup i madh, siç jemi ne. Duhet të kemi kujdes sepse ndeshjet janë të gjitha të vështira dhe ky sezon po e tregon.

Ne kemi një grup të bashkuar dhe demonstrimin e jep vullneti që kanë të gjithë lojtarët. Ne sigurisht mund të kishim bërë më mirë në kampionat”, është shprehur Inzaghi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco