Buzëqesh Mourinho, portugezi do të jetë në stol në ndeshjen Roma-Juventus

Buzëqesh Mourinho, portugezi do të jetë në stol në ndeshjen Roma-Juventus

14:43, 04/03/2023

Roma dështoi përballë Cremoneses, humbi 2-1 dhe la pikë të rëndësishme për objektivin Champions League. Jose Mourinhon e tradhtuan nervat sapo filloi pjesë e dytë.

“Special One” u ndëshkua me karton të kuq për shkak të përplasjeve me arbitrin e katërt. Portugezi u pezullua me dy ndeshje, ndërkohë që Roma apeloi vendimin.

Roma pret Juventusin në “Olimpico” të dielën, sfidë ku Jose Mourinho do të jetë në stol! Apeli vendosi të anulojë përkohësisht pezullimin për shkak të kohës së pakët në dispozicion.

Ndër skenarët e mundshëm është ai i uljes së pezullimit prej dy javësh në një, për t’u kryer në Roma-Sassuolo, e vlefshme për javën e 26-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco