Laçi zhgënjen sërish, Ruçi nxjerr Bylisin nga zona e ftohtë

Laçi zhgënjen sërish, Ruçi nxjerr Bylisin nga zona e ftohtë

15:00, 18/02/2023

Bylis ka arritur të triumfojë me rezultatin 1-0 ndaj Laçit në transfertë, sfidë e vlefshme për javën e 22-të në Superiore.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë që Flamur Ruçi realizoi golin vendimtar të sfidës në minutën e 54’.

21-vjeçari mori një asist nga Kaçorri, doli i vetëm përballë portierit Selmani dhe dërgoi topin në rrjetë. Në pjesë e mbetur, sfida nuk prodhoi më gola. Kështy, Bylis festoi në fund, teksa mori pikët maksimale në Kurbin njësoj si në fazën e parë.

Skuadra ballshiote rigjen fitoren pas dy humbjeve radhazi dhe tani numëron 26 pikë. Tri më pak se bardhezinjtë e Mezanit, të cilët regjistruan disfatën e dytë radhazi në shtëpi pas asaj ndaj Egnatias.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco