Superiore/ Mësoni tre përballjet e fundit të javës së 22-të, spikat dueli Partizani-Erzeni

Superiore/ Mësoni tre përballjet e fundit të javës së 22-të, spikat dueli Partizani-Erzeni

10:00, 18/02/2023

Superiorja rikthehet për të luajtur javën e 22-të, me tre sfida interesante ditën e sotme.

Në orën 13:00, Laçi pret Bylisin në shtëpi. Kurbinasit kërkojnë tre pikët për të qenë në garën për Europë, ndërsa ballshiotët nga ana tjetër vazhdojnë të qëndrojnë në zonën e ftohtë të mbijetesës dhe duan të dalin menjëherë nga aty.

Në orën 16:00, luhet dueli i mbijetesës mes Teutës dhe Kukësit në “Niko Dovana”. Të dyja skuadrat ndodhen me pikë të barabarta në renditje dhe fitorja duket se është kushti i tyre i vetëm.

Në orën 19:00, Partizani pret Erzenin. Të kuqtë u rikthyen sërish në garën për titull pas fitores me Bylisin dhe kështu do të kërkojnë të kenë vazhdimësinë, ndërsa shijakasit kërkojnë zonën europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco