E bujshme/ Elon Musk kërkon të blejë Manchester United

E bujshme/ Elon Musk kërkon të blejë Manchester United

19:38, 14/02/2023

Elon Musk ka shfaqur interes për të blerë aksionet e “Djajve të kuq” që janë nxjerrë në shitje nga familja amerikane Glazer.

Pasuria e pronarit të kompanisë Tesla llogaritet të jetë rreth 170 miliardë dollarë dhe nuk do të jetë aspak problem që ai të fusë nën kontrollin e tij edhe klubin e Premier League nëse do të dëshirojë.

Sipas mediave britanike, Musk ka ofruar rreth 5 miliardë dollarë për të bindur pronarët aktualë ta shësin klubin por ofertat do të vlerësohen pasi të mbyllet afati i fundit i dorëzimit që është data 17 shkurt.

Burime të ndryshme nga stafi i manjatit amerikan, pohojnë se Musk po e monitoron situatën e Manchester United nga shumë pranë dhe kjo është një mundësi që ai nuk dëshiron ta lejë t’i ikë nga duart.

Pak muaj me parë, Musk bëri një postim të dyshimtë në Twitter ku njoftoi se do të blinte Manchester United edhe pse më pas e mohoi një gjë të tillë duke bërë të ditur se ishte thjesht një shaka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco