FIFA zyrtarizon vendimin për Botërorin e ri të Klubeve me 32 ekipe, detajet

FIFA zyrtarizon vendimin për Botërorin e ri të Klubeve me 32 ekipe, detajet

19:16, 14/02/2023

Giani Infantino nuk heq dorë nga plani i tij për të zhvilluar një Botëror Klubesh me më shumë skuadra.

Një turne i cili do t’i ngjajë shumë Botërorit të kombëtareve dhe do të zhvillohet në verë.

Ndonëse plani është hedhur poshtë nga klubet të cilat synojnë që t’i japin pushim lojtarëve të tyre, Infantino insiston në këtë plan dhe sot në Këshillin e FIFA-s ka miratuar projektin që pritet të zhvillohet për herë të parë në qershor-korrik 2025.

Pas mbledhjes së sotme, u vendos që ndarja e klubeve pjesëmarrëse në këtë turne me 32 skuadër të jetë si më poshtë:

AFC (Azia) 4 klube

CAF (Afrika) 4 klube

Concacaf (Amerika Veriore, Qendrore dhe Karaibet) 4 klube

CONMEBOL (Amerika e Jugut) 6 klube

OFC (Oqeania) 1 klub

UEFA (Europa) 12 klube

Vendi organizator 1 klub

Gjithashtu u miratua edhe Arabi Saudite si vendi pritës i Botërorit të Klubeve në vitin 2023 me formatin ekzistues, me turneun që do të luhet në datat 12-23 dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco