Paulo Sousa rikthehet në Itali, gati firma me klubin e njohur

Paulo Sousa rikthehet në Itali, gati firma me klubin e njohur

18:48, 14/02/2023

Salernitana nuk pret më dhe shkarkon Davide Nicolën. Mediat pranë klubit të Serisë A raportojnë se drejtuesit kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin këtë herë pa kthim.

Në pritje të zyrtarizimit të shkarkimit të Nicolës, është gjetur edhe pasuesi i tij, që përjashto ndonjë surprizë të momenteve të fundit, do të jetë Paulo Sousa.

Portugezi është në negociata të avancuara me drejtuesit e klubit të Salernitanës dhe pritet “tymi i bardhë” për të marrë zyrtarisht drejtimin.

Nicola u shkarkua edhe 3 javë më parë, por pas një diskutimi të drejtuesve me futbollistët, u vendos të rikthehej sërish në punë.

Megjithatë rezultatet mbetën sërish të njëjtat dhe humbja e fundit ndaj Veronës pasditen e djeshme, bindi drejtuesit e Salernitanës që të bëjnë ndryshimin në pankinë.

Paulo Sousa rikthehet për herë të dytë në Itali, pasi më herët ka drejtuar Fiorentinën në periudhën 2015-2017.

Ndërkohë si futbollist, 53-vjeçari portugez ka luajtur me Juventusin dhe Interin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco