Heroi që mposhti kancerin/ Haller i emocionuar për rikthimin në Champions

Heroi që mposhti kancerin/ Haller i emocionuar për rikthimin në Champions

18:25, 14/02/2023

Sebastian Haller flet në prag të debutimit të tij në Champions League me fanellën e Borussia Dortmund. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë është i emocionuar që tashmë mund të fokusohet sërish te futbolli pas rreth 6 muajve betejë ku kaloi dy operacione dhe një cikël të plotë kimioterapi për të luftuar kancerin që u shfaq papritur.

"Pasi nisa të kurohesha e lashë futbollin në pritje sepse diçka serioze po ndodhte me trupin tim dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi në ato momente. Tani mendoj vetëm për shëndetin dhe rutinën e re që duhet të ndjek. Në spital është pjesa më e vështirë pasi ndodhesh në një ambjent që të ndihmon për të qenë optimist. Në mendje kam pasur gjithmonë familjen dhe kjo më ka ndihmuar.

Shumë gjëra kanë ndryshuar, trupi im ka ndryshuar shumë gjithashtu. Jam ende në proces rikuperimi por ndihem shumë mirë dhe jam i lumtur. Do të luaj sërish në Champions League dhe ky është një moment reflektimi për të gjitha sakrificat që kam bërë për të qenë sërish këtu.

Ndihem me shumë fat që m’u dha mundësia të luaj sërish. Të tilla momente të bëjnë të kuptosh se sa e rëndësishme është familja dhe se sa e shkurtër është jeta prandaj duhet të bëjmë më të mirën tonë për ta shijuar dhe për të dhënë shumë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco