U tall me Gerard për rrëshqitjen e famshme, Guardiola kërkon falje: Më vjen turp nga vetja

U tall me Gerard për rrëshqitjen e famshme, Guardiola kërkon falje: Më vjen turp nga vetja

18:24, 14/02/2023

Pep Guardiola i ka kërkuar sot falje publikisht Stiven Gerard, pasi ishte tallur me ish-mesfushorin e Liverpoolit për rrëshqitjen e tij të famshme që i kushtoi titullin kampion të kuqve.

Një javë më parë, trajneri i Manchester Cityt u tall me atë moment të veçantë pasi rrëshqitja e Gerard solli fitoren 2-0 të Chelseat ndaj të kuqve duke i dorëzuar titullin ‘qytetarëve” në vitin 2014.

Ai po mbronte klubin e tij pas akuzave që i ishin ngritur për shkelje të rregullave mbi bilancet financiare, kur përmendi këtë moment.

“Nuk di të them nëse jemi ne përgjegjësit e rrëshqitjes së Stiven Gerard. A e dini atë situatën në ‘Anfield’? Nuk desha ta përmendja për respektin që kam ndaj Gerard, por a është faji ynë?”, tha Guardiola në deklaratën e disa ditëve më parë.

Sot, duke folur para ndeshjes së Premier Ligës ndaj Arsenalit, Guardiola bëri prapakthehu në fjalët e tij.

“Unë i kërkoj falje Stiven Gerard për komentin tim idiot dhe të panevojshëm që përmenda herën e kaluar rreth tij. Më vjen turp nga vetja, pasi nuk e meriton një gjë të tillë”, tha Guardiola sot para gazetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco