Ancelotti konfirmon zëvendësuesin e Viniciusit

Ancelotti konfirmon zëvendësuesin e Viniciusit

18:04, 14/02/2023

Real Madridi do të takohet nesër mbrëma me Elchen, në kuadër të javës së 21-të në La Liga.

Një prej mungesave të mëdha për “Los Blancos” do të jetë Vinicius Junior, i cili është i pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë.

Carlo Ancelotti, sot në konferencën për media, konfirmoi se në vend të Viniciusit do të luajë braziliani tjetër.

“Rodrygo do të luajë në pozicionin e tij”, tha shkurt trajneri italian.

Ancelotti më tej foli edhe për futbollistët e tjerë. Ai konfirmoi mungesën e Thibaut Courtois dhe Toni Kroos, si dhe konfirmoi rikthimin e Eder Militaos dhe Lucas Vazquez.

“Courtois nuk do të jetë nesër, shpresoj se ai do të kthehet për të shtunën, kundër Osasunas. Kthehet Eder Militao, kthehet Lucas, Kemi humbur Kroos, i cili ka një problem”, deklaroi 63-vjeçari.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Elches do të zhvillohet në orën 21:00, në “Santiago Bernabeu”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco