Miqësore në ‘Air Albania’, ja kë do të presë Kombëtarja shqiptare përpara ndeshjes me Poloninë

Miqësore në ‘Air Albania’, ja kë do të presë Kombëtarja shqiptare përpara ndeshjes me Poloninë

10:15, 10/02/2023

Kombëtarja shqiptare do të luajë një takim miqësor pak ditë përpara nisjes së fushatës kualifikuese të Europianit 2024, ku do të luajë me Poloninë e Lewandowskit.

Sipas “Panorama Sport”, trajneri Silvinjo do ta nisë aventurën e tij në “Air Albania”, me një miqësore me kombëtaren e Uzbekistanit.

Ende nuk është bërë zyrtare, por Federata është në negociata për të lënë një takim të tillë dhe shumë shpejt do të publikojë edhe lajmin, për ndeshjen që do të luhet më datë 24 mars.

Caktimi i një ndeshjeje me një kundërshtar të lehtë do të bëhet për arsye të mosngarkesës pak ditë para përballjes me Poloninë.

Lojtari më i mirë i Uzbekistanit është lojtari i Romës, i cili është huazuar te Specia, Eldor Shomurodov, i cili është edhe kapiteni i skuadrës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco