Serie A/ Roma rikthehet te fitorja, kap Interin në renditje

Serie A/ Roma rikthehet te fitorja, kap Interin në renditje

20:13, 04/02/2023

Roma është rikthyer te fitorja duke mposhtur me rezultatin 2-0 Empolin në shtëpi, në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të Serisë A.

Skuadra e Mourinhos gjeti dy herë rrjetën brenda 6 minutave të para të lojës, me Ibanjez dhe Abraham.

Më pas ata arritën ta menaxhonin mjaft mirë lojën, duke mos i dhënë shumë hapësira kundërshtarëve.

Kështu Roma ngjitet në vendin e tretë me 40 pikë, po aq sa dhe Interi i vendit të dytë, me këtë të fundit që ka një ndeshje më pak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco