Caktohet arbitri i Inter-Milan, gjykon për herë të parë derbin e Madoninës

Caktohet arbitri i Inter-Milan, gjykon për herë të parë derbin e Madoninës

19:43, 04/02/2023

Është bërë i njohur njeriu që do të vendosë drejtësi në derbin milanez.

Do të jetë Davide Masa që do të arbitrojë Inter-Milan, me Paolo Maxolenin në VAR.

Për bilbilin 41-vjeçar ky është derbi i parë i Madoninës, ndërkohë që numëron 24 përballje të tjera në drejtimin e Interit, që duhet thënë se ka një rekord shumë më pozitiv se i kundërshtarëve.

15 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje të zikaltërve janë një bilanc më i mirë se ai i Milanit.

Masa i ka arbitruar 17 herë kuqezinjtë, në të cilat kampionët e Italisë kanë pasur 6 fitore, 7 barazime dhe 4 humbje, duke bërë që arbitri i derbit të konsiderohet këtë herë fatsjellës për zikaltrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco