Barcelona nis bisedimet për rinovimin me Dembele

Barcelona nis bisedimet për rinovimin me Dembele

17:56, 04/02/2023

Barcelona ka zgjidhur një problem jo të vogël, që ka arritur të federojë kontratën e Gavit, duke përdorur dhe një “truk” të gjykatës.

Por tani katalanasit vazhdojnë të mendojnë për përbërjen e grupit dhe sipas mediave spanjolle, drejtues të klubit kanë kontaktuar me përfaqësuesit e Osman Dembele për të nisur bisedimet për rinovimin e kontratës së francezit.

Kujtojmë se në korrik të vitit të kaluar Dembele nënshkroi një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024.

Por duke parë paraqitjen e tij dhe këmbënguljen e trajnerit Xavi, klubi kryesues në La Liga është vënë në lëvizje për të shtuar dhe më kontratën e sulmuesit të kreut.

Në Barcelonë shpresojnë ta blindojnë atë deri në vitin 2026.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco