Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Bashkëpunëtorët e Ramës në dyert e SPAK

Fituan ndaj Juventusit në kampionat, Berlusconi: Monza mund të fitojë titullin kampion

Fituan ndaj Juventusit në kampionat, Berlusconi: Monza mund të fitojë titullin kampion

09:17, 04/02/2023

Fitorja në javën e fundit përballë Juventusit meritonte një darkë të veçantë te Monza dhe këtë gjë e ka bërë vetë presidenti i klubit Silvio Berlusconi. Numri 1 i klubit ka ftuar të gjithë skuadrën në një darkë festive për ecurinë e mirë që është duke kaluar.

Image

“Që kur ka ardhur Palladino jemi duke bërë shumë mirë, do të ishim të pestët së bashku me Milanin. Ne besojmë shumë te kjo skuadër dhe te objektivat që kemi vendosur. Duam që të bëhemi akoma edhe më të rëndësishëm. Po mund ta themi, ne dëshirojmë të fitojmë titullin kampion vitin tjetër, ose pas dy vitesh.”

Image

Kjo ishte një pjesë e fjalimit që ish-presidenti i Milanit mbajti përpara skuadrës për ta motivuar më shumë në ditët në vazhdim. Monza pas 20 javësh të Serie A ndodhet në vendin e 11-të në kuotën e 25 pikëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco