‘Haaland e Mbappe, vetëm te Reali’

‘Haaland e Mbappe, vetëm te Reali’

22:13, 03/02/2023

Emrat e Kylian Mbappe dhe Erling Haaland kanë qenë rreth e rrotull për një kohë të gjatë për të nënshkruar me Realin e Madridit.

Në fund ata zgjodhën, francezi të rinovojë me Paris SG-në dhe norvegjezi të transferohet te Manchester City.

Po as fakti që të dy janë sistemuar në klubet e tyre nuk ka shuar zërat për një lidhje të tyre me Realin në një të ardhme jo shumë të largët.

Gjithsesi, nuk është vetëm Reali i Madridit në lojë. Edhe Barcelona ka ambiciet e saj veçanërisht kur flitet për Haalandin.

Për këtë temë ka folur edhe presidenti i Ligës Spanjolle, Havier Tebas, i cili ka prerë shpresat e katalanasve për një firmë të mundshme me Mbappe apo me Haaland.

“Shpresojmë që Mbappe dhe Haaland të vijnë e të luajnë në La Liga, por nëse ka një skuadër në Spanjë ku ata mund të luajnë, ai është Reali i Madridit. Situata financiare e Barcelonës nuk do të mundësonte afrimin e ndonjërit prej tyre”, tha Tebas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco