Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shpenzimet e Chelsea në janar, Klopp habit me deklaratën e tij

Shpenzimet e Chelsea në janar, Klopp habit me deklaratën e tij

21:33, 03/02/2023

 

Chelsea është padyshim mbreti i merkatos së janarit me shifrat e çmendura që ka shpenzuar për të përforcuar skuadrën. “Blutë e Londrës” janë përfolur shpesh për investimet që kanë bërë dhe i fundit që ka komentuar mbi këtë situatë është trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.

Nuk do të them asgjë pa praninë e avokatit tim”, u shpreh fillimisht Klopp në formë batute. “Nuk e kuptoj se si është e mundur diçka e tillë, por gjithashtu nuk e di se si funksionojnë gjërat. Nuk e kuptoj këtë pjesë të biznesit, por sigurisht që janë shifra të mëdha. Megjithatë, të gjithë lojtarët janë të mirë, kështu që i bëj komplimentat atyre”, u shpreh Jurgen Klopp.

“Blutë e Londrës” bënë një merkato me shifra stratosferike në fillimin e vitit 2023 duke shpenzuar 327 milionë euro. Shifra këto që kalojnë të gjitha skuadrat e Ligue 1, Bundesliga, LaLiga dhe Ligue 1 së bashku

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco