Lajmi i fundit

EMRAT/ Këto janë 3 oficerët e policisë ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arreste

Transferimi i Araujos te Barcelona është i parregullt, vetëm për 18 sekonda vonesë

Transferimi i Araujos te Barcelona është i parregullt, vetëm për 18 sekonda vonesë

21:00, 03/02/2023

FIFA ka konfirmuar se nënshkrimi i mbrojtësit të djathtë meksikan Julian Araujo (21 vjeç) nga FC Barcelona nuk kishte përfunduar sipas rregulloreve aktuale.

Mateu Alemany, drejtori i futbollit të Barçës, deklaroi të mërkurën se kishte shpresë se FIFA do t’i jepte dritën jeshile operacionit, duke argumentuar se “dokumentet mbërritën 18 sekonda me vonesë për shkak të një gabimi kompjuterik”.

Mbrojtësi do të regjistrohej si pjesë e filialit të Barcelonës, por me mundësinë për t’u ngjitur në ekipin e parë, teksa në këtë merkato dimërore Bellerin u transferua te Sportingu, në Portugali, duke krijuar hapësira për grumbullimin e një lojtari nga akademia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco