Neymar zgjedh dy lojtarët e rinj më të mirë

Neymar zgjedh dy lojtarët e rinj më të mirë

19:02, 03/02/2023

Ylli i PSG-së, Neymar, ka zgjedhur dy lojtarë të rinj që ai i konsideron si talentet më të mëdhenj në botën e futbollit.

“Kush më emocionon më shumë? Endrick Felipe dhe Rodrigo”, tha Neymar në një intervistë me YouTuber Fiago.

Rodrigo, 22 vjeç, po bëhet gradualisht një lojtar i rëndësishëm në Real Madridin e Carlo Ancelottit dhe tashmë ka fituar Champions League dhe La Liga me klubin.

Një tjetër brazilian, Endrick Felipe, është vetëm 16 vjeç, por tashmë ka fituar titullin në Brazil dhe Superkupën e vendit me Palmeiras.

Endriku tashmë ka nënshkruar kontratë me Real Madridin, por nuk do të transferohet te Madridi deri në vitin 2024, kur mbush 18 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco