Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Merkato e mbyllur, Etrit Berisha ka një opsion për t’u larguar nga Torino

Merkato e mbyllur, Etrit Berisha ka një opsion për t’u larguar nga Torino

18:26, 03/02/2023

Merkato dimërore në Itali, por edhe në kampionatet më prestigjioze të Europës është mbyllur.

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, nuk mundi të ndryshonte ambient, duke qenë se te Torino kanë zgjedhur të mos i besojnë fare në këtë sezon.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se gardiani do të mbetet tek skuadra “granata” deri në fundin e sezonit pasi e ka shansin për t’u larguar me destinacion Turqinë.

Torinos i peshon jo pak rroga prej 800.000 euro e Berishës me këtë të fundit që ka një kontratë deri në vitin 2024.

Ndaj, drejtuesit torinezë po mundohen të gjejnë një zgjidhje për Berishën për t’u liruar nga rroga e tij dhe klubet turke janë një alternativë.

Mirëpo, për të bërë të mundur transferimin në Superligën turke duhet marrë edhe aprovimi i 33-vjeçarit që synon një skuadër konkurruese dhe që i garanton statusin e titullarit.

Në këtë formë, e ardhmja e Berishës mbetet ende në “ajër” me drejtuesit e Torinos që nuk kanë ndërmend të bëjnë hapa pas sa i takon portierit të kombëtares duke e cilësuar atë jashtë planit teknik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco