Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

VIDEO/ Milot Rashica gjen golin e parë në kampionatin turk

VIDEO/ Milot Rashica gjen golin e parë në kampionatin turk

19:20, 28/01/2023

 

Galatasaray po kalon një moment magjik, sot arriti fitoren e dhjetë radhazi në Superligën e Turqisë dhe vazhdon të marshojë drejt titullit kampion, që do ishte i 23-ti në historinë e “gjigantëve” nga Stambolli.

Skuadra e Okan Buruk triumfoi 0-4 në fushën e Giresunspor, përballje ku shënoi edhe Milot Rashica. Sulmuesi dardan tundi rrjetën kundërshtare dy minuta përpara fundit, duke gjetur më në fund golin e parë në kampionatin turk.

Mauro Icardi humbi një penallti në minutën e fundit të pjesë së parë, por Galatasaray kaloi në avantazh tri minuta më vonë me anë të Dries Mertens. Në fraksionin e dytë erdhën edhe golat e Leo Dubois, Milot Rashicës dhe Yunus Akgun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco