Guardiola e shpreh hapur: Nëse më thërret Barcelona...

Guardiola e shpreh hapur: Nëse më thërret Barcelona...

18:40, 26/01/2023

Pep Guardiola dhe Barcelona është një histori e gjatë dashurie. Filloi kur trajneri aktual i Manchester Cityt ishte ende lojtar, përpara se të vazhdonte mes viteve 2008 dhe 2012 fillimisht si trajner i ekipit B (për një vit) pastaj i ekipit të parë me të cilin fitoi gjithçka. Përpara se të përballet me Arsenalin në Kupën FA këtë të premte , ku do të gjejë ish-asistentin e tij Mikel Arteta, po ashtu pas Barçës, ai kishte një fjali të shkurtër që ka gjasa të bëjë zhurmë.

Në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes, Guardiola kujtoi një anekdotë për kundërshtarin e tij të ardhshëm, kur ata ishin ende kolegë. Ai pohoi se Arteta ishte i vetmi që nuk i festoi golat e Cityzens të shënuar kundër Arsenalit. “Në një moment mendova me vete, ‘ky djalë e do Arsenalin’. Por është si unë, unë mund të stërvit kudo, por nëse Barcelona më thërret, unë shkojë direkt. Është klubi im.” Sigurisht , kjo deklaratë nuk do të bjerë në vesh të shurdhër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco