'Dua të rinovoj me Milanin', Olivier Giroud mesazh për Paolo Maldinin

'Dua të rinovoj me Milanin', Olivier Giroud mesazh për Paolo Maldinin

16:34, 23/01/2023

Olivier Giroud dhe Milan janë ende duke diskutuar për rinovimin e kontratës. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë sulmuezi francez i cili foli për situatën e tij në Milano në një intervistë për Canal Football Club. Giroud shprehet qartë se dëshira e tij është që të mbyll karrierën e tij në nivele të larta dhe me skuadrën e Milanit.

“Dua të rinovoj me Milanin. Jam duke folur me drejtuesit. Nëse është mundësia që unë të mbyll karrierën time në nivele të larta me Milanin, do ta bëjë këtë gjë”, ishin fjalët e Olivier Giroud.

Palët janë duke negociuar prej kohësh dhe sipas mediave italiane mungojnë vetëm disa detaje që marrëveshja të zyrtarizohet. Që prej transferimit të tij te Milani, Giroud ka marrë frenat e sulmit në dorë duke udhëhequr kuqezinjtë drejt titullit kampion. Në 62 ndeshje me Milanin deri më tani Olivier Giroud ka realizuar 23 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco